‘Efekti’ Gjesti, Egli bën të papriturën ndaj Kaderit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    ‘Efekti’ Gjesti, Egli bën të papriturën ndaj Kaderit

    Insajderi
    31 August 2025 - 21:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Egli bën lëvizjen e papritur ndaj Kaderit.

    Mbrëmë, Kader i vuri pikat mbi i në një rrëfim pa dorashka për Prive By Liberta Spahiu, ku foli hapur për gjithë verën e mbushur me thashetheme dhe për komentet që e vinin në qendër të portaleve.

    Mes një furie reagimesh nga publiku, ajo u tregua e qartë dhe madje foli në superlativ për Eglin, duke hedhur poshtë çdo insinuatë për përfshirjen e saj në prapaskenat e raportit me Gjestin.

    E duket se kjo intervistë ka prodhuar lëvizje: fansat kanë pikasur sot se Egli dhe Kader tashmë ndjekin njëra-tjetrën në Instagram, një detaj që nuk ekzistonte më parë. Për shumëkënd, ky është sinjali i qartë se fjalët e Kaderit jo vetëm kanë arritur tek Egli, por edhe kanë hapur derën e një marrëdhënieje të re mes tyre.

    Ky zhvillim forcon edhe më tej bindjen se Kader nuk ka qenë kurrë arsyeja e krisjes mes Gjestit dhe Eglit, duke e pastruar imazhin e saj nga një histori ku u përfol pa të drejtë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark