Insajderi
Lajme

U ndryshuan kriteret nga “bachelori” në “me shkollë të mesme” dy ditë para se të mbyllej- Dyshime për kurdisje konkursi, infermieri hedh akuza të forta në drejtim të menaxhmentit të Spitalit të Pejës

Insajderi
04 September 2025 - 10:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
U ndryshuan kriteret nga “bachelori” në “me shkollë të mesme” dy ditë para se të mbyllej- Dyshime për kurdisje konkursi, infermieri hedh akuza të forta në drejtim të menaxhmentit të Spitalit të Pejës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
Shkruan: - Besnik Gashi

Liridon Kastrati, infermier i përgjithshëm në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ka hedhur dyshime mbi kurdisjen e konkursit për pozitën e Kryenfermier të reparteve dhe drejtorit për infermieri.

Kastrati në një prononcim për Gazetën Insajderi ka hedhur në dritë keqpërdorimin e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, ku dy ditë përpara përmbylljes së konkursit kanë shtuar si kriter kualifikimi edhe shkollën e mesme mjekësore, pozitë kjo menaxheriale.

Kastrati po ashtu ka përmendur se në zyrën e arkivit ka pasur presion në baza ditore nga ana e drejtorëve të Spitalit të Pejës, për të marrë vesh se kush po aplikon në pozitat e hapura.

Infermieri i përgjithshëm ka folur edhe për parregullsitë përgjatë nënshtrimit të testit me shkrim, ku fillimisht është konstatuar se s’ka kushte për mbajtjen e tij e më pas është ndryshuar ky konstatim.

Për detaje të mëtejshme, gjeni intervistën e plotë më poshtë:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark