Liridon Kastrati, infermier i përgjithshëm në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ka hedhur dyshime mbi kurdisjen e konkursit për pozitën e Kryenfermier të reparteve dhe drejtorit për infermieri.
Kastrati në një prononcim për Gazetën Insajderi ka hedhur në dritë keqpërdorimin e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, ku dy ditë përpara përmbylljes së konkursit kanë shtuar si kriter kualifikimi edhe shkollën e mesme mjekësore, pozitë kjo menaxheriale.

Kastrati po ashtu ka përmendur se në zyrën e arkivit ka pasur presion në baza ditore nga ana e drejtorëve të Spitalit të Pejës, për të marrë vesh se kush po aplikon në pozitat e hapura.
Infermieri i përgjithshëm ka folur edhe për parregullsitë përgjatë nënshtrimit të testit me shkrim, ku fillimisht është konstatuar se s’ka kushte për mbajtjen e tij e më pas është ndryshuar ky konstatim.
Për detaje të mëtejshme, gjeni intervistën e plotë më poshtë: