Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur shkelje në tetë auditime që lidhen me temën “Dhënia në shfrytëzim dhe menaxhimi i pronave komunale të dhëna me qira”. Gjetjet përfshijnë komunat e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Gjilanit, Podujevës, Suharekës, Fushë Kosovës dhe Vushtrrisë, shkruan Insajderi.
Auditimi sipas njoftimit u krye duke mbuluar periudhën janar 2023 – dhjetor 2024.
Raportet e ZKA-së tregojnë se shumica e komunave të audituara nuk kanë zbatuar plotësisht procedurat ligjore për dhënien dhe menaxhimin e pronës publike. Janë evidentuar raste ku:
Në disa prej tyre auditimi ka evidentuar raste të përdorimit të pronave pa kontrata valide si dhe tejkalim të kushteve ligjore, gjë që ka dëmtuar të hyrat publike. Po ashtu, raportimi i pamjaftueshëm nga autoritetet ekzekutive ka kufizuar mbikëqyrjen dhe vendimmarrjen e Kuvendeve Komunale.
Konkluzioni i auditimit është se komunat e audituara nuk kanë vepruar në përputhje me kornizën ligjore në fuqi për dhënien në shfrytëzim të pronës se paluajtshme dhe menaxhimin e kontratave për qiradhënie. Dobësitë në proceset e qiradhënies, mungesa e kontrolleve të brendshme efektive dhe mos mbajtja e regjistrave të sakta kanë ndikuar në zvogëlim të të hyrave komunale, rrezikim të integritetit të pronës publike dhe shkelje të dispozitave ligjore.
Për përmirësimin e situatës, ZKA ka dhënë 54 rekomandime për komunat e audituara.
Raportet e plota të auditimit të pajtueshmërisë i gjeni në vijim: Komuna e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Gjilanit, Podujevës, Suharekës, Fushë Kosovës dhe Vushtrrisë.