Insajderi
Lajme

“Po japin prona pa kontrata”, ZKA gjen shkelje në procesin e dhënies dhe menaxhimit të pronës publike në këto tetë komuna

Insajderi
04 September 2025 - 17:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Po japin prona pa kontrata”, ZKA gjen shkelje në procesin e dhënies dhe menaxhimit të pronës publike në këto tetë komuna
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur shkelje në tetë auditime që lidhen me temën “Dhënia në shfrytëzim dhe menaxhimi i pronave komunale të dhëna me qira”. Gjetjet përfshijnë komunat e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Gjilanit, Podujevës, Suharekës, Fushë Kosovës dhe Vushtrrisë, shkruan Insajderi.

Auditimi sipas njoftimit u krye duke mbuluar periudhën janar 2023 – dhjetor 2024.

Raportet e ZKA-së tregojnë se shumica e komunave të audituara nuk kanë zbatuar plotësisht procedurat ligjore për dhënien dhe menaxhimin e pronës publike. Janë evidentuar raste ku:

  • Qëllimi i shfrytëzimit të pronës është ndryshuar pa miratim nga organet kompetente;
  • Pronat janë dhënë për shfrytëzim afatgjatë jashtë kufijve ligjor;
  • Janë lejuar vazhdime kontratash pa procedura të rregullta;
  • Mungon dokumentacioni i nevojshëm dhe mbikëqyrja e rregullt nga autoritetet komunale.

Në disa prej tyre auditimi ka evidentuar raste të përdorimit të pronave pa kontrata valide si dhe tejkalim të kushteve ligjore, gjë që ka dëmtuar të hyrat publike. Po ashtu, raportimi i pamjaftueshëm nga autoritetet ekzekutive ka kufizuar mbikëqyrjen dhe vendimmarrjen e Kuvendeve Komunale.

Konkluzioni i auditimit është se komunat e audituara nuk kanë vepruar në përputhje me kornizën ligjore në fuqi për dhënien në shfrytëzim të pronës se paluajtshme dhe menaxhimin e kontratave për qiradhënie. Dobësitë në proceset e qiradhënies, mungesa e kontrolleve të brendshme efektive dhe mos mbajtja e regjistrave të sakta kanë ndikuar në zvogëlim të të hyrave komunale, rrezikim të integritetit të pronës publike dhe shkelje të dispozitave ligjore.

Për përmirësimin e situatës, ZKA ka dhënë 54 rekomandime për komunat e audituara.

Raportet e plota të auditimit të pajtueshmërisë i gjeni në vijim: Komuna e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Gjilanit, Podujevës, Suharekës, Fushë Kosovës dhe Vushtrrisë. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark