Mozzik i dedikon nënës fjalët që prekin zemrën: Ti je heroi im i gjallë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Mozzik i dedikon nënës fjalët që prekin zemrën: Ti je heroi im i gjallë

    Insajderi
    08 September 2025 - 10:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reperi i njohur Mozzik ka emocionuar ndjekësit me një postim të ndjerë kushtuar nënës së tij, në ditën e saj të lindjes. Ai ka ndarë fjalë prekëse, ku shpreh mirënjohjen dhe dashurinë e pakufishme për gruan më të rëndësishme në jetën e tij.

    “Nënë e dashur, Urime ditëlindjen! Sot më shumë se çdo ditë tjetër dua të ndalem dhe të falënderoj Zotin që më ka dhuruar një nënë si ti. E di mirë me sa vështirësi na ke rritur… çdo hap i yti ka qenë sakrificë, çdo buzëqeshje ka fshehur dhimbje dhe çdo fjalë e jote ka qenë forcë për ne”.

    Ai ka treguar se pavarësisht humbjeve dhe dhimbjeve që ka kaluar nëna e tij, ajo gjithmonë ka arritur të japë dashuri, ngrohtësi dhe forcë. Mozzik e quan atë “heroin e gjallë” dhe “dashurinë më të pastër që ekziston në këtë botë”, duke i uruar shëndet, jetë të gjatë dhe paqe në shpirt.

    Postimi i reperit është pritur me shumë reagime pozitive nga ndjekësit e tij, të cilët janë prekur nga dedikimi i sinqertë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark