Insajderi
Show

Këngëtarja shqiptare me partnerin arab bëhen prindër për herë të parë

Insajderi
08 September 2025 - 13:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Këngëtarja shqiptare me partnerin arab bëhen prindër për herë të parë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këngëtarja shqiptare Anita Latifi, e njohur për pjesmarrjen e saj në formatin ‘DSDS’ është bërë nënë për herë të parë.

Këngëtarja ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë – një djalë.

Lajmin e bukur e ndau përmes një postimi në Instagram, në të cilin ndau fotot e para me të porsalindurin krah partnerit arab Fabrice.

Në mbishkrimin e postimit të saj ajo shkroi:

“Ne të tre e kemi arritur! Faleminderit Allah për forcën tënde.”

Lajmi i bukur është pritur me shumë dashuri nga miqtë dhe ndjekësit, të cilët kanë mbushur rrjetet sociale me urime për çiftin.

Çifti, që prej fillimit të historisë së tyre të dashurisë ka tërhequr vëmendjen e mediave, tashmë po nis një kapitull të ri në jetën e tyre – atë të prindërve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark