Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër lidhur me ndryshimet në Rregulloren e Punës së Kuvendit të Kosovës, duke e quajtur veprim kontradiktor dhe mashtrues.
Ai kujtoi se në prill të vitit 2010, Kuvendi kishte miratuar Rregulloren e Punës që nuk i jepte ekskluzivitet asnjë partie politike serbe për ta pasur nënkryetarin e Kuvendit. Por, sipas tij, në korrik të vitit 2022, Kuvendi miratoi Rregulloren e re që ia mundëson Listës Serbe ta ketë këtë pozitë.
“Se kush ka pasur shumicën në vitin 2010 e kush në vitin 2022 në Kuvendin e Kosovës tashmë dihet. Patriotizmi sezonal është veti e mashtruesve të lindur. Folni fshehtas, ‘zgërdhihuni’ nëpër bufe me dreqin e të birin, bëni plane skutave, e në publik na shitni moral. Marrë ju qoftë!”, ka shkruar Haradinaj.