Julia Roberts zbulon rregullat e rrepta me të cilat ka rritur fëmijët e saj - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Julia Roberts zbulon rregullat e rrepta me të cilat ka rritur fëmijët e saj

    Insajderi
    12 September 2025 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktorja e njohur Julia Roberts ka ndarë detaje rreth mënyrës se si ajo dhe bashkëshorti i saj, kinematografi Daniel Moder, kanë rritur tre fëmijët e tyre: binjakët Hazel dhe Phinnaeus, si dhe djalin më të vogël, Henry.

    Në një intervistë për 72 Magazine, 57-vjeçarja u shpreh se në familjen e tyre kanë zbatuar gjithmonë rregulla të qarta dhe të pandryshueshme, të cilat kanë krijuar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për fëmijët.

    “Kur ishin më të vegjël, padyshim që unë dhe Danny konsideroheshim si prindër më të rreptë. Nuk vendosnim ligje të forta, por kishim rregulla që nuk ndryshonin. Këtu janë kufijtë dhe ata nuk lëvizin”, theksoi ajo.

    Një nga vendimet më të rëndësishme që kanë marrë si prindër ishte vonesa në dhënien e pajisjeve teknologjike. Roberts tha se fëmijët e tyre ishin ndër më të fundit në grupet e tyre shoqërore që morën telefona apo pajisje të tjera teknologjike.

    Sipas saj, kjo qasje ka ndihmuar në krijimin e një ambienti të mbushur me dashuri dhe mbrojtje të pakushtëzuar.

    “Ata e dinë se ekziston një botë e qëndrueshme dashurie dhe mbrojtjeje që nuk kushtëzohet”, shtoi ajo.

    Çifti është përpjekur gjithmonë të mbajë jetën e fëmijëve të tyre larg syve të publikut dhe medias, duke mbrojtur privatësinë e tyre që në fëmijëri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark