Dafina Dauti në lot, kritikon VIP-at që nuk dolën në përkrahje të krerëve të UÇK-së - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Dafina Dauti në lot, kritikon VIP-at që nuk dolën në përkrahje të krerëve të UÇK-së

    Insajderi
    21 September 2025 - 16:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Dauti, ka qenë e ftuar sot (e diel) në emision “Weekend”.

    Ajo ka kritikuar artistët shqiptarë që nuk dolën në përkrahje të krerëve të UÇK-së, të cilët janë në Hagë.

    Artistja theksoi se edhe nëse nuk kanë pasur mundësi të jenë fizikisht të pranishëm në protestë, mbështetjen do të mund ta bënin përmes rrjeteve sociale.

    “Artistët që janë gjeneratë më e vjetër, ata nuk e kuptojë pse nuk e përkrahin këtë protestë, sepse këta të rinjt nuk e dinë qysh ka qenë lufta. U kanë kushtuar këngë UÇK-së dhe prapë nuk dalin në përkrahje të tyre, më vjen shumë çudi dhe befasohem”, u shpreh ajo.

    Tutje shtoi: “Secili artist ndoshta edhe ka punë, ka data të zëna shumë më herët dhe nuk mund të jetë në protestë, por pse nuk e kanë përkrahur të paktën përmes rrjeteve sociale, aty befasohem”.

    “Lufta e UÇK-së ka qenë shumë e pastër dhe janë këto tri shkronja me të cilat ne gjithë jetën do të krenohemi me to. Gjithë jetën do të mundohem t’u flas fëmijëve të mi, sepse ata nuk e kanë ditur se si ka qenë lufta”.

    Derisa po fliste për këtë çështje, Dafina u përlot dhe tregoi rëndësinë e bisedave të prindërve me fëmijët e tyre në lidhje me të kaluarën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark