Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e Petrovcit: Kosova humbi një thesar kombëtar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e Petrovcit: Kosova humbi një thesar kombëtar

    Insajderi
    22 September 2025 - 16:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se e mori “me dhimbje e pikëllim” lajmin për vdekjen e aktorit Enver Petrovci.

    Ai shkroi në një postim në Facebook se Petrovci ishte “i veçantë”.

    “Kujtesa energjike dhe qartësia e mendimit e bënin të veçantë: në çdo takim përçonte frymëzim me liri shprehjeje, kurse me vështrime lucide e humor vitruoz ndriçonte çdo bisedë”.

    “Para veprës së tij shtrihet një kaleidoskop artistik i pamasë. Ai ishte themelues i Teatrit “Dodona” dhe i Shkollës së Aktrimit, profesor në degën e aktrimit në Universitetin e Prishtinës, i dashur për aq shumë gjenerata studentësh. Me rolet e tij të paharrueshme dhe profesionalizmin e përpiktë, ai e ngriti teatrin dhe filmin tonë në skenën vendore, rajonale dhe evropiane”, shkroi Kurti.

    Ai tha se Kosova humbi “një thesar kombëtar”.

    “Sot Kosova humbi një thesar kombëtar, por trashëgimia e tij artistike do të mbetet e gjallë, pasuri e përbashkët që institucionet tona dhe komuniteti i artistëve do ta ruajnë e përcjellin brez pas brezi. Ngushëllime të përzemërta familjes, kolegëve dhe të gjithë artdashësve”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark