
Për vdekjen tragjike të Eldion Kelmendit, vëllait të Gjesti, kanë shprehur ngushëllime shumë bashkëpunëtorë e shokë të artistit.
G-Bani pos shprehjes së ngushëllimeve, tha se është ndjerë shumë keq kur e ka kuptuar lajmin se vëllai 15-vjeçar i Gjestit kishte humbur jetën.
“Jam ndje keq shumë, ashtu do të ndihesha për çdo njeri në moshë të njomë që humbë jetën, e që humb jetën nga aksident, akoma më shumë. Jam ndje edhe më keq, sepse ka qenë njeriu i një njeriu tonë, sepse e konsiderojmë Gjestin, jo vetëm unë, por gjithë ata njerëz që kemi jetuar me të, e konsiderojmë si njeriun tonë me gjithë të mirat e të këqijat që kemi pasur. Dhe njeriu jonë ka humbur njeriun e vet, sigurisht që na është dhimbsur në shpirt”, u shpreh G-Bani.
G-Bani thotë tutje se nuk e ka kontaktuar Gjestin, dhe shton se as nuk guxon ta bëjë këtë.
“As nuk guxoj ta kontaktoj Gjestin, s’e di në çfarë gjendje shpirtërore është ai”, tha këngëtari.