Burim Vatovci flet për takimin me Gjestin: E përqafova, i thashë që të më llogaritë si vëlla të vogël - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Burim Vatovci flet për takimin me Gjestin: E përqafova, i thashë që të më llogaritë si vëlla të vogël

    Insajderi
    28 September 2025 - 18:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 3, Burim Vatovci në një lidhje direkte në emisionin “Weekend” ka folur për takimin me Gjestin.

    Vatovci tha se Gjesti ishte në një gjendje shumë të rëndë emocionale, duke shtuar se rasti tronditës i ka shokuar të gjithë.

    “Gjesti ishte në shumë gjendje të rëndë dhe është shumë e kuptueshme sepse është një rast tronditës që na ka shokuar të gjithëve”, u shpreh ai.

    Tutje tha: “Gjesti me të vërtetë ishte i prekur. Shpresoj që me ndihmën e Zotit, t’i çoj sabër familjes”.

    I njëjti tregoi edhe për përqafimin emocional që ndau me Gjestin, duke e përshkruar si një moment vëllazëror.

    “Kuptova që kishte një gjendje jo të mirë, i dorëzum prej jetës, sa e pashë. Me ngushëllu e ngushëllova, edhe e përqafova shumë si me përqafu një vëlla temin, sepse e kam pas një kohë me të, e njoh pak a shumë”.

    “Më është dhimbtë shumë, dhe i thashë në vesh, ‘llogarit si vëlla të vogël ki me më pasur gjithë’”, përfundoi ndër tjerash ish-konkurrenti i BBVK.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark