’24 orë pa rrymë’, Labi bën thirrje për protestë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    ’24 orë pa rrymë’, Labi bën thirrje për protestë

    Insajderi
    03 October 2025 - 12:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka reaguar ashpër pas ndërprerjes së rrymës elektrike që, sipas tij, ka lënë për 24 orë qytetin e Ferizajt dhe shumë qytete të tjera në errësirë.

    Përmes një postimi në Instagram, ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos heshtin ndaj kësaj gjendjeje, duke theksuar se as bizneset dhe as mjekët nuk po guxojnë të protestojnë për padrejtësinë që po u bëhet.

    “24 orë pa rrymë, e shtrejtojnë sa të duan dhe askush nuk e ngrit zërin si qytetar i këtij vendi! A është e mundur që një qytet i tërë të mbetet pa rrymë dhe askush mos të reagojë?!” – ka shkruar Labi.

    Ai paralajmëroi se nga e hëna është i gatshëm të organizojë protesta, duke kërkuar që qytetarët të bashkohen pa dallime politike.

    “Kjo që po ndodh nuk është asgjë tjetër veçse nënçmim, nënshtrim dhe poshtërim i Ferizajt tonë dhe shumë qyteteve të tjera,” shtoi këngëtari.

    Në fund, Labi u bëri apel qytetarëve që të mos rrinë indiferentë:

    “O mileti, mos të dukemi në gjumë si delet, por zgjojuni dhe ngrituni për çdo gjë që prek familjet tuaja.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark