
Janë zbuluar detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të hënë, ku mbeti i vrarë brenda gjykatës Astrit Kalaja, nga autori Elvis Shkambi.
Siç raporton Euronews Albania, autori ka tentuar të qëllojë edhe sekretaren, por nuk ka mundur, pasi sipas saj, nuk ka pasur më fishekë në armën që ka përdorur.
“Autori ka tentuar të vrasë edhe sekretaren, por nuk e ka kapur me plumba në ato momente dhe më pas nuk ka pasur më plumba të tjerë. Është larguar, dhe ajo që të bën përshtypje është se ai ka qenë i qetë. Komisariati nr. 1 është shumë pranë gjykatës, dhe ai i fton oficerët duke u thënë se është vetë autori. Ka qenë një vetëdorëzim i tij. Ka qenë një gjë e mirëorganizuar. Ka qëlluar me tre plumba në gjoks të gjyqtarit”, ka thënë një nga gazetaret e Euronews.