
Flekkefjord, Norvegji – Dizajnerja shqiptare me bazë në Londër, Silvana Xhameta, ka përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në një sfilatë mode të mbajtur më 27 shtator 2025 në Norvegji, ku u nderua me çmimin prestigjioz “Best Designer Award”.
Koleksioni i saj i fustaneve elegante dhe plot shkëlqim ngjalli admirim te publiku dhe juria, të cilët vlerësuan origjinalitetin, finesën dhe aftësinë e saj për të sjellë në pasarelë një vizion të sofistikuar të femrës moderne.
Një tjetër moment kulmor i mbrëmjes ishte paraqitja e modeles nga Kosova, Edita, e cila sfiloi me një nga krijimet e Xhametës dhe u shpall fituese e titullit “Miss Elite Winner”. Dy çmime në një ngjarje të vetme shënuan një sukses të jashtëzakonshëm për talentet shqiptare në skenën ndërkombëtare.
Me një karrierë në rritje të shpejtë, Silvana Xhameta synon të bëhet një emër i njohur globalisht, duke promovuar jo vetëm stilin e saj unik, por edhe kulturën dhe kreativitetin shqiptar në industrinë botërore të modës.