Gazetarja Valmira Vranovci është ankuar për gjendjen e rënduar në hyrje të banesës ku jeton, në lagjen Dardania të Prishtinës, pas shpërthimit të një gypi të ujit që, sipas saj, po vazhdon prej gati dy muajsh pa u rregulluar.
Përmes një reagimi në “Facebook”, ajo është shprehur e zhgënjyer me institucionet përgjegjëse, duke kërkuar llogaridhënie për mungesën e veprim
“Pothuajse qe dy muaj kjo eshte gjendja e hymjes ne banesen ku jetoj ne lagjen Dardania. Nje gyp ka shperthy dikun askush nuk merr pergjegjesi me e rregullu. Ujesjellesi e NPB thone nuk eshte kompetence e jona po e banoreve. Banoret si “sheherli te vjeter” qe jane ju pritojne organizimeve me pOre.
Ju PyDyKy-hi qato kurre s’keni me fitu se llom i keni ndermarrjet publike qe i udheheqni.
E ti Perparim Rama hajde laju pak e bone najfar instalacioni me anije masi puna e tramit vec u kry.
Debilla“, ka shkruar ajo teksa ka publikuar pamjet.
Vranovci ka akuzuar institucionet për neglizhencë duke thënë se asnjëra prej tyre nuk po merr përgjegjësi për zgjidhjen e problemit, ndërsa situata po e vështirëson jetesën e banorëve në hyrjen e ndërtesës.