Insajderi
Lajme

“Prej dy muajsh, hyrja e banesës e përmbytur nga një gyp i shpërthyer” – Gazetarja Vranovci denoncon neglizhencën e institucioneve

Insajderi
15 October 2025 - 16:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Prej dy muajsh, hyrja e banesës e përmbytur nga një gyp i shpërthyer” – Gazetarja Vranovci denoncon neglizhencën e institucioneve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazetarja Valmira Vranovci është ankuar për gjendjen e rënduar në hyrje të banesës ku jeton, në lagjen Dardania të Prishtinës, pas shpërthimit të një gypi të ujit që, sipas saj, po vazhdon prej gati dy muajsh pa u rregulluar.

Përmes një reagimi në “Facebook”, ajo është shprehur e zhgënjyer me institucionet përgjegjëse, duke kërkuar llogaridhënie për mungesën e veprim

“Pothuajse qe dy muaj kjo eshte gjendja e hymjes ne banesen ku jetoj ne lagjen Dardania. Nje gyp ka shperthy dikun askush nuk merr pergjegjesi me e rregullu. Ujesjellesi e NPB thone nuk eshte kompetence e jona po e banoreve. Banoret si “sheherli te vjeter” qe jane ju pritojne organizimeve me pOre.
Ju PyDyKy-hi qato kurre s’keni me fitu se llom i keni ndermarrjet publike qe i udheheqni.
E ti Perparim Rama hajde laju pak e bone najfar instalacioni me anije masi puna e tramit vec u kry.
Debilla
“, ka shkruar ajo teksa ka publikuar pamjet.

Vranovci ka akuzuar institucionet për neglizhencë duke thënë se asnjëra prej tyre nuk po merr përgjegjësi për zgjidhjen e problemit, ndërsa situata po e vështirëson jetesën e banorëve në hyrjen e ndërtesës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark