Insajderi
Lajme

Fatos Nano në gjendje shumë të rëndë, spitali del me njoftim zyrtar

Insajderi
20 October 2025 - 15:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Fatos Nano në gjendje shumë të rëndë, spitali del me njoftim zyrtar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në një spital privat në kryeqytet. Në një njoftim zyrtar, spitali njofton se ai ndodhet i hospitalizuar prej disa ditësh dhe në aktualisht në gjendje shumë  të rëndë shëndetësore, pas një arresti kardiorespirator.

“Pacienti ka disa dite i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator. Aktualisht pacienti konsiderohet ne gjendje shume te rende ,me prognoze te rezervuar!”, njofton spitali.

Ish-kreu i Partisë Socialiste ndodhet në reanimacion prej 10 ditësh me dëmtime në tru.

73-vjeçari Fatos Nano, i cili u shkëput nga politika në vitin 2005, ka qenë kryeministër i vendit (1991, 1997-1998 dhe 2002-2005), shkruan A2 CNN.

Ai është themeluesi i Partisë Socialiste dhe kreu i parë i saj. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark