Insajderi
Lajme

Aeroplanmbajtësja më e avancuar luftarake e ushtrisë amerikane mbërrin në Karaibe

Insajderi
16 November 2025 - 22:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aeroplanmbajtësja më e avancuar luftarake e ushtrisë amerikane mbërrin në Karaibe
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Grupi Luftarak i Aeroplanmbajtëses USS Gerald R. Ford ka hyrë në Detin e Karaibeve, sipas Marinës së SHBA-së, duke vendosur aeroplanmbajtësen më të avancuar në botë në qendër të tensioneve në rritje në rajon, shkruan CNN.

Grupi po i bashkohet forcave amerikane që tashmë veprojnë në Karaibe, si pjesë e përpjekjes së administratës Trump për të “mundur dhe çmontuar rrjetet kriminale”, thuhet në njoftimin e Marinës.

Ford mbërriti të martën në zonën më të gjerë të operacioneve të Komandës Jugore të ShBA-së, pas urdhrit të dhënë nga Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth.Administrata Trump ka rritur praninë ushtarake në rajon dhe ka kryer goditje vdekjeprurëse ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge. Tani presidenti amerikan po shqyrton një fushatë të zgjeruar, e cila mund të përfshijë goditje tokësore brenda Venezuelës ose një përpjekje për të larguar nga pushteti presidentin Nicolás Maduro.

Maduro e ka dënuar çdo ndërhyrje amerikane dhe liderë të tjerë rajonalë kanë paralajmëruar për destabilizim të mundshëm.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark