Grupi Luftarak i Aeroplanmbajtëses USS Gerald R. Ford ka hyrë në Detin e Karaibeve, sipas Marinës së SHBA-së, duke vendosur aeroplanmbajtësen më të avancuar në botë në qendër të tensioneve në rritje në rajon, shkruan CNN.
Grupi po i bashkohet forcave amerikane që tashmë veprojnë në Karaibe, si pjesë e përpjekjes së administratës Trump për të “mundur dhe çmontuar rrjetet kriminale”, thuhet në njoftimin e Marinës.
Ford mbërriti të martën në zonën më të gjerë të operacioneve të Komandës Jugore të ShBA-së, pas urdhrit të dhënë nga Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth.Administrata Trump ka rritur praninë ushtarake në rajon dhe ka kryer goditje vdekjeprurëse ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge. Tani presidenti amerikan po shqyrton një fushatë të zgjeruar, e cila mund të përfshijë goditje tokësore brenda Venezuelës ose një përpjekje për të larguar nga pushteti presidentin Nicolás Maduro.
Maduro e ka dënuar çdo ndërhyrje amerikane dhe liderë të tjerë rajonalë kanë paralajmëruar për destabilizim të mundshëm.