Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar deklaratën e tij të mëparshme ku ish-partitë opozitare i quajti “hajvana”, duke shfaqur një ton më të butë dhe duke pranuar se mund të kishte zgjedhur fjalë tjetër.
Në një intervistë për Kanal10, Kurti tha se nuk është e vërtetë që ai i ka quajtur gjithë opozitën në këtë mënyrë.
Ai sqaroi se komentet e tij lidhen me premtime të cilat i konsideron “lajthitëse dhe iracionale”, si rritja e buxhetit të shtetit më shumë se prodhimi vendor apo rritjet e pagave dhe pensioneve.
“Nuk është e vërtetë që e kam quajtur gjithë opozitën ashtu. Ajo çfarë kam thënë unë lidhej me premtimet lajthitëse që janë iracionale… ndoshta është dashtë të gjejë ndonjë fjalë tjetër,” tha Kurti.