Insajderi
Lajme

“Ndoshta është dashtë të gjejë ndonjë fjalë tjetër” – Kurti tenton të distancohet nga shprehja “hajvanë” që e përdori ndaj opozitës

Insajderi
11 December 2025 - 21:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Ndoshta është dashtë të gjejë ndonjë fjalë tjetër” – Kurti tenton të distancohet nga shprehja “hajvanë” që e përdori ndaj opozitës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar deklaratën e tij të mëparshme ku ish-partitë opozitare i quajti “hajvana”, duke shfaqur një ton më të butë dhe duke pranuar se mund të kishte zgjedhur fjalë tjetër.

Në një intervistë për Kanal10, Kurti tha se nuk është e vërtetë që ai i ka quajtur gjithë opozitën në këtë mënyrë.

Ai sqaroi se komentet e tij lidhen me premtime të cilat i konsideron “lajthitëse dhe iracionale”, si rritja e buxhetit të shtetit më shumë se prodhimi vendor apo rritjet e pagave dhe pensioneve.

“Nuk është e vërtetë që e kam quajtur gjithë opozitën ashtu. Ajo çfarë kam thënë unë lidhej me premtimet lajthitëse që janë iracionale… ndoshta është dashtë të gjejë ndonjë fjalë tjetër,” tha Kurti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark