Insajderi
Lajme

Operacioni i madh i Prokurorisë së Prizrenit, kryeprokurori Petrit Kryeziu deklarohet për Insajderin

Insajderi
08 January 2026 - 09:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Operacioni i madh i Prokurorisë së Prizrenit, kryeprokurori Petrit Kryeziu deklarohet për Insajderin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Prizen, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar një operacion të gjerë në disa lokacione mëngjesin e së enjtes.

Hetimi i udhëhequr nga Prokuroria e Prizrenit është i gjerë. Rreth 40 persona pritet të trajtohen nga organet e hetuesisë. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu.

“Aksioni është i gjerë dhe përfshinë të dyshuar në të gjithë Kosovën. Target kemi më shumë se 40 persona“, bëri të ditur Kryeziu.

Gazeta Insajderi raportoi me burime se përgjatë këtij aksioni është arrestuar ish-drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), Sami Mazreku.

Në kërkim është edhe ish-shefi i financave të BKS-së, Valon Berisha.

​Burimet e Insajderit bënë me dije se hetimi nga Prokuroria e Prizrenit ka nisur pas raportimeve për zhdukjen e një shume prej mbi 1 milion eurosh përmes xhirollogarive të BKS-së, gjatë kohës sa Mazreku ishte në krye të detyrës. Prokuroria tashmë ka gjetur elemente të mjaftueshme për ta zgjeruar këtë hetim edhe më tej.

Valon Berisha dyshohet se ka pasur rol të rëndësishëm në menaxhimin dhe realizimin e transaksioneve financiare gjatë periudhës kur janë kryer pagesat e dyshimta që kapin vlerën mbi 1 milion euro, përmes xhirollogarive të BKS-së.

Aksioni po realizohet në disa qytete të Kosovës. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark