
Komuna e Gjilanit që nga nesër do të bëjë transmetimin të drejtpërdrejt të seancave të Kuvendit Komunal përmes kanalit Youtube/livesteam.
Ky projekt implementohet nga Zyra për Informim me Publikun, e që në një komunikatë për media ky projekt konsiderohet që është i pari në histori të institucioneve kosovare deri sot.
“Ky është njëri nga projektet shumë të rëndësishme që e kemi realizuar. I rëndësishëm është fakti që projekti ka kosto të ulët. Nëse më parë mbledhjet janë transmetuar vetëm në radio, transmetimi përmes kanalit Youtube është një mundësi shumë e mirë për qytetarët e Gjilanit për t’u informuar me kohë me zhvillimet brenda Kuvendit. Transparenca është alfa dhe omega e qeverisjes në Gjilan”, ka thënë Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit./Insajderi.com