Insajderi
Lajme

Seancat e Kuvendit Komunal të Gjilanit ‘live’ në YouTube

Insajderi
26 April 2016 - 16:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komuna e Gjilanit që nga nesër do të bëjë transmetimin të drejtpërdrejt të seancave të Kuvendit Komunal përmes kanalit Youtube/livesteam.

Ky projekt implementohet nga Zyra për Informim me Publikun, e që në një komunikatë për media ky projekt konsiderohet  që është i pari në histori të institucioneve kosovare deri sot.

“Ky është njëri nga projektet shumë të rëndësishme që e kemi realizuar. I rëndësishëm është fakti që projekti ka kosto të ulët. Nëse më parë mbledhjet janë transmetuar vetëm në radio, transmetimi përmes kanalit Youtube është një mundësi shumë e mirë për qytetarët e Gjilanit për t’u informuar me kohë me zhvillimet brenda Kuvendit. Transparenca është alfa dhe omega e qeverisjes në Gjilan”, ka thënë Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark