Insajderi
Lajme

Mëditje më shumë se paga dhe gruaja i paguhej me cash – Shkarkohet Dukagjin Leka, për të cilin raportoi Insajderi

Insajderi
16 February 2026 - 21:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mëditje më shumë se paga dhe gruaja i paguhej me cash – Shkarkohet Dukagjin Leka, për të cilin raportoi Insajderi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këshilli Drejtues i Universitetit “Kadri Zeka” ka shkarkuar nga detyra prorektorin në Gjilan, Dukagjin Leka, për të cilin në maj të vitit të kaluar Gazeta Insajderi pati zbardhur detaje që nxorën në pah se si kishte përfituar më shumë mëditje se paga dhe se si gruaja e tij paguhej me para në dorë nga UP.

Hulumtimi i Insajderit kishte zbuluar se si prodekani i Universitetit Publik të Gjilanit, Dukagjin Leka, ka deklaruar në formularin e tij se merr dyfish më shumë mëditje për punë jashtë orarit sesa paga bazë, diçka që e ndalon Ligji për Pagat. Po ashtu, ai kishte deklaruar që bashkëshortja e tij paguhet nga Universiteti i Prishtinës me para cash.

Përveç Dukagjin Lekës, i cili pati pozitën e prorektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Këshilli Drejtues shkarkoi edhe Arbona Xhemajlin, prorektore për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore, Shpresë Qamili, prorektore për Mësimdhënie dhe Çështje të Studentëve, Voglushe Kurteshin, prorektore për Zhvillim Akademik dhe Cilësi

Ndërkaq, janë emëruar prorektorë, Lindita Loku-Nikçi për Mësimdhënie dhe Çështje të Studentëve dhe për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore, si dhe Voglushe Kurteshi për Zhvillim Akademik dhe Cilësi.

Hulumtimi i plotë i Gazetës Insajderi:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark