Insajderi
Lajme

Mbeturinat në Suharekë- “Eko Regjioni” ia hedh fajin komunës: Nuk miratuan kërkesën për rritje çmimi në 7.5 euro

Insajderi
08 April 2026 - 11:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mbeturinat në Suharekë- “Eko Regjioni” ia hedh fajin komunës: Nuk miratuan kërkesën për rritje çmimi në 7.5 euro
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas situatës së krijuar me mosgrumbullimin e mbeturinave në Suharekë, ka reaguar kompania e pastrimit Eko Regjion, duke dhënë sqarime lidhur me arsyet e pezullimit të përkohshëm të shërbimeve.

Kryeshefi i kësaj kompanie, Burim Shala, në një prononcim për Gazeta Insajderi, ka deklaruar se kërkesat për rritje të tarifave kanë nisur që nga viti 2022, duke iu drejtuar pesë komunave ku operon kompania.

Sipas tij, të gjitha komunat e tjera kanë aprovuar rritjen e tarifave, përveç Suharekës.

“Qysh në vitin 2022 kemi bërë kërkesë për rritje të tarifave nga 4.5 deri në 6.5 euro, por kjo nuk është miratuar në Suharekë. Ndërkohë, tani kemi bërë një kërkesë të re me tarifë prej 7.5 euro, ndërsa komuna tashmë ka aprovuar kërkesën e parë”, ka thënë Shala.

Pamje:

Ai theksoi se problemi nuk qëndron te refuzimi i kompanisë për të kryer shërbimin, por te mungesa e mjeteve financiare si pasojë e mosmiratimit me kohë të tarifave nga organet komunale.

“Nuk është problem që kompania nuk ka dalë për t’i mbledhur mbeturinat, por përgjegjësia është mbi kuvendet komunale dhe asambletë, të cilat nuk e kanë rritur tarifën në kohën kur është dashur. Tani po bëhet rritja, njësoj siç e kanë bërë komunat e tjera që në vitin 2023. Për këtë arsye nuk ka mjete të mjaftueshme për pagesën e punëtorëve – shpenzimet janë rritur dhe është bërë e pamundur të vazhdohet normalisht”, është shprehur ai./Gazeta Insajderi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark