Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Bardhyl Hasanpapaj, ka deklaruar se politikat për shtesat dhe ndihmat financiare për kategoritë sociale duhet të rregullohen me ligj dhe jo të varen nga vendimet e momentit.
Ai i bëri këto komente në emisionin “Pressing” në T7, ku tha se “shtesat, ndihmën financiare për kategoritë sociale do t’i bëjmë me ligj e jo sipas tekeve personale të liderit që i bën në kohë zgjedhjesh”.
Hasanpapaj theksoi gjithashtu se, sipas planit të LDK-së, nuk do të ketë pension më të ulët se 300 euro dhe as pagë më të vogël se 900 euro.
Ai u ndal edhe te pagat e mësuesve, duke deklaruar se ato nuk do të jenë më poshtë se 1 mijë euro.