Insajderi
Zgjedhjet 2026

“Shtesat dhe ndihmat do të rregullohen me ligj, jo sipas tekeve të liderit” -Plani i LDK-së për pensionet dhe pagat sipas Hasanpapajt

Insajderi
03 June 2026 - 23:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Shtesat dhe ndihmat do të rregullohen me ligj, jo sipas tekeve të liderit” -Plani i LDK-së për pensionet dhe pagat sipas Hasanpapajt
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Bardhyl Hasanpapaj, ka deklaruar se politikat për shtesat dhe ndihmat financiare për kategoritë sociale duhet të rregullohen me ligj dhe jo të varen nga vendimet e momentit.

Ai i bëri këto komente në emisionin “Pressing” në T7, ku tha se “shtesat, ndihmën financiare për kategoritë sociale do t’i bëjmë me ligj e jo sipas tekeve personale të liderit që i bën në kohë zgjedhjesh”.

Hasanpapaj theksoi gjithashtu se, sipas planit të LDK-së, nuk do të ketë pension më të ulët se 300 euro dhe as pagë më të vogël se 900 euro.

Ai u ndal edhe te pagat e mësuesve, duke deklaruar se ato nuk do të jenë më poshtë se 1 mijë euro.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark