Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Elbasan Osmani, ka zhvilluar një takim me struktura dhe mbështetës në Lloshkobare, ku ka marrë mbështetje për garën zgjedhore.
Osmani u shpreh se mbështetja dhe besimi i qytetarëve janë forca që e shtyjnë përpara drejt ndryshimit.
“Takim në Lloshkobare me struktura dhe mbështetës të përkushtuar. Mbështetja dhe besimi i qytetarëve janë forca që na shtyn përpara drejt ndryshimit. Faleminderit për pritjen!”, ka shkruar Osmani.
Ai i ka kërkuar mbështetje për PDK-në dhe kandidaturën e tij në zgjedhjet e 7 qershorit.
Osmani garon me numrin 34 në listën e PDK-së, ndërsa ka bërë thirrje për votimin e Partisë Demokratike të Kosovës me numrin 125.