Insajderi
Lajme

Elbasan Osmani takon strukturat dhe mbështetësit në Lloshkobare: Mbështetja dhe besimi i qytetarëve janë forca që na shtyn përpara

Insajderi
06 June 2026 - 13:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Elbasan Osmani takon strukturat dhe mbështetësit në Lloshkobare: Mbështetja dhe besimi i qytetarëve janë forca që na shtyn përpara
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Elbasan Osmani, ka zhvilluar një takim me struktura dhe mbështetës në Lloshkobare, ku ka marrë mbështetje për garën zgjedhore.

Osmani u shpreh se mbështetja dhe besimi i qytetarëve janë forca që e shtyjnë përpara drejt ndryshimit.

“Takim në Lloshkobare me struktura dhe mbështetës të përkushtuar. Mbështetja dhe besimi i qytetarëve janë forca që na shtyn përpara drejt ndryshimit. Faleminderit për pritjen!”, ka shkruar Osmani.

Ai i ka kërkuar mbështetje për PDK-në dhe kandidaturën e tij në zgjedhjet e 7 qershorit.

Osmani garon me numrin 34 në listën e PDK-së, ndërsa ka bërë thirrje për votimin e Partisë Demokratike të Kosovës me numrin 125.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark