Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar sërish të dhënat mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Sipas shifrave më të fundit zyrtare, deri në orën 18:00 të drejtën e tyre të votës e kanë shfrytëzuar gjithsej 573,825 votues në mbarë Kosovën.
Ky numër tregon për një rritje të fluksit të qytetarëve nëpër qendrat e votimit gjatë orëve të pasdites, teksa procesi zgjedhor po i afrohet përmbylljes zyrtare.
Në këto shifra të siguruara nga sistemi i KQZ-së për vendvotimet e rregullta, ende nuk janë të përfshira votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta si dhe ato të diasporës. Qendrat e votimit në të gjithë vendin do të mbyllen zyrtarisht në orën 19:00.