Insajderi
Lajme

KQZ përditëson të dhënat – kaq qytetarë kanë votuar deri më tani

Insajderi
07 June 2026 - 17:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KQZ përditëson të dhënat – kaq qytetarë kanë votuar deri më tani
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat zyrtare mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Sipas të dhënave të fundit të procesuara deri në orën 17:14, dalja e votuesve në nivel vendi deri në orën 17:00 ka arritur në 27.87%.

Deri në këtë fashë orari, të drejtën e tyre të votës e kanë shfrytëzuar gjithsej 546,185 qytetarë nga 1,959,962 sa janë gjithsej në listën e votuesve.

Deri më tani janë procesuar të dhënat nga 2,361 vendvotime nga 2,498 sa janë gjithsej, që përbën 94.52% të vendvotimeve të rregullta në mbarë Kosovën.

Në krahasim me zgjedhjet e kaluara të mbajtura më 28 dhjetor 2025, ku pjesëmarrja në të njëjtën kohë kishte qenë më e lartë, respektivisht 38.63%, në këto zgjedhje po vrehet një trend më i ulët i daljes së qytetarëve në votime.

Nga KQZ-ja kujtojnë se këto të dhëna vijnë vetëm nga vendvotimet e rregullta dhe në to nuk përfshihen votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta si dhe votat e ardhura nga diaspora./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark