Insajderi
Lajme

Policia e Maqedonisë së veriut arreston biznesmenin kosovar, po kërkohej me urdhër-arrest nga Gjermania

Insajderi
07 August 2026 - 22:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia e Maqedonisë së veriut arreston biznesmenin kosovar, po kërkohej me urdhër-arrest nga Gjermania
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Maqedonisë së veriut ka arrestuar para disa ditësh dhe po e mban në paraburgim biznesmenin kosovar Sedat Bashota, derisa po hynte nga Kosova për këtë shtet.

Veriu.info mëson se arsyetja e arrestim të pronarit të kompanisë Alliance Kosovo Sh.P.K. lidhet me një urdhër-arrest të lëshuar nga Gjermania, e cila po e kërkonte biznesmenin nga Mitrovica.

Rastin e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së veriut, pa pranuar të jep detaje.

“Lidhur me kërkesën tuaj, ju informojmë se të gjitha të dhënat në lidhje me personin për të cilin po pyetni janë dorëzuar shërbimeve kompetente të Kosovës”, thuhet në përgjigje.

Ndryshe, Sedat Bashota është aksionar edhe në kompaninë Group – AMB Sh.P.K. me 25%, kompani kjo që zotëron qendrën tregtar LUX MALL në Mitrovicë.

Foto: Sedat Bashota gjatë përurimit të Qendrës Tregtare LUX MALL në Mitrovicë më 2018, cila ishte ndërtuar pa leje ndërtimore


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark