Policia e Maqedonisë së veriut ka arrestuar para disa ditësh dhe po e mban në paraburgim biznesmenin kosovar Sedat Bashota, derisa po hynte nga Kosova për këtë shtet.
Veriu.info mëson se arsyetja e arrestim të pronarit të kompanisë Alliance Kosovo Sh.P.K. lidhet me një urdhër-arrest të lëshuar nga Gjermania, e cila po e kërkonte biznesmenin nga Mitrovica.
Rastin e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së veriut, pa pranuar të jep detaje.
“Lidhur me kërkesën tuaj, ju informojmë se të gjitha të dhënat në lidhje me personin për të cilin po pyetni janë dorëzuar shërbimeve kompetente të Kosovës”, thuhet në përgjigje.
Ndryshe, Sedat Bashota është aksionar edhe në kompaninë Group – AMB Sh.P.K. me 25%, kompani kjo që zotëron qendrën tregtar LUX MALL në Mitrovicë.
