Insajderi
Lajme

Pacolli: Kusari-Lila u pasurua nga AKR-ja dhe e shkatërroi atë

Insajderi
09 May 2016 - 22:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Aleancës Kosova e Re ka vazhduar të komentojë ikjen e një prej zyrtareve më të larta në këtë parti, Mimoza Kusari-Lila e cila së fundmi ka dhënë dorëheqje nga AKR-ja për të themeluar së bashku me Ilir Dedën një alternativë të re politike.

Pacolli duke folur në televizionin publik tha se Kusari-Lila e ka lënë AKR-në pasi ajo ka dështuar që të bëhet presidente e partisë pasi këtë nuk e ka lejuar Këshilli Drejtues.

Ia ka përmendur edhe faktin se ajo është paguar si  zëvendëspresidente e AKR-së dhe se ka qenë një nga anëtaret më të privilegjuar pasi nga marrëveshje e koalicionit me PDK-në ajo ka marrë dy poste, atë të zëvendëskryeministres dhe ministres së Tregtisë dhe Industrisë.

“Dhe në të njëjtën kohë, ajo e ka shkatërruar AKR-në pasi para ardhjes së Kusari-Lilës në kishim 13 për qind ndërsa kur erdhi ajo nuk e ka sjellë asnjë anëtarë të ri përkundrazi ka pasur ikje masive nga AKR-ja për shkak të Mimozes”, ka thënë Pacolli në televizionin publik.

Pacolli ka treguar se ai ka financuar fushata luksoze të Kusari-Lilas për kryetare të Gjakovës, por pa përmendur shuma parash./Insajderi.com

Kusari-Lila i kundërpërgjigjet Pacollit: Nuk më bëre ti kryetare të Gjakovës


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark