Presidenti i Aleancës Kosova e Re ka vazhduar të komentojë ikjen e një prej zyrtareve më të larta në këtë parti, Mimoza Kusari-Lila e cila së fundmi ka dhënë dorëheqje nga AKR-ja për të themeluar së bashku me Ilir Dedën një alternativë të re politike.
Pacolli duke folur në televizionin publik tha se Kusari-Lila e ka lënë AKR-në pasi ajo ka dështuar që të bëhet presidente e partisë pasi këtë nuk e ka lejuar Këshilli Drejtues.
Ia ka përmendur edhe faktin se ajo është paguar si zëvendëspresidente e AKR-së dhe se ka qenë një nga anëtaret më të privilegjuar pasi nga marrëveshje e koalicionit me PDK-në ajo ka marrë dy poste, atë të zëvendëskryeministres dhe ministres së Tregtisë dhe Industrisë.
“Dhe në të njëjtën kohë, ajo e ka shkatërruar AKR-në pasi para ardhjes së Kusari-Lilës në kishim 13 për qind ndërsa kur erdhi ajo nuk e ka sjellë asnjë anëtarë të ri përkundrazi ka pasur ikje masive nga AKR-ja për shkak të Mimozes”, ka thënë Pacolli në televizionin publik.
Pacolli ka treguar se ai ka financuar fushata luksoze të Kusari-Lilas për kryetare të Gjakovës, por pa përmendur shuma parash./Insajderi.com
Kusari-Lila i kundërpërgjigjet Pacollit: Nuk më bëre ti kryetare të Gjakovës