Insajderi
Lajme

Limaj: Ne nuk ndalemi, vazhdojmë kundërshtimin e qeverisë

Insajderi
14 May 2016 - 15:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Fatmir Limaj, kryetar i Nismës për Kosovën i ka thënë protestuesve të mbledhur në sheshin Skënderbeu se ata unk do të ndalen së kundërshtuari qeverinë që sipas tij është antikushtetuese.

“Sheshi i kryeqytetit është i mbushur plot me mesazhin e qartë: ne nuk jemi ndalur, po vazhdojmë me kundërshtimin e kësaj qeveria antikushtetuese”, ka thënë ai.

“I bëjmë thirrje qeverisë për dorëheqje sepse ka shkelur kushtetutën”.

Liberalizmin e vizave e ka quajtur pazar të Qeverisë së Kosovës.  “Po i marrim vizat e po japim tokë”, duke iu referuar një rekomandimi të Komsiionit Evropian për ratifikimin e demarkacionin si kusht për liberalizimin e vizave.

Por, ai ka thënë  se “asnjë milimetër tokë se japim.”

Të njëjtën gjë e ka thënë edhe për krijimin e ushtrisë, duke thënë se do të bëjë pazar me asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Është koha për ndryshim për një qeverisje tjetër”, ka thënë Limaj.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark