Fatmir Limaj, kryetar i Nismës për Kosovën i ka thënë protestuesve të mbledhur në sheshin Skënderbeu se ata unk do të ndalen së kundërshtuari qeverinë që sipas tij është antikushtetuese.
“Sheshi i kryeqytetit është i mbushur plot me mesazhin e qartë: ne nuk jemi ndalur, po vazhdojmë me kundërshtimin e kësaj qeveria antikushtetuese”, ka thënë ai.
“I bëjmë thirrje qeverisë për dorëheqje sepse ka shkelur kushtetutën”.
Liberalizmin e vizave e ka quajtur pazar të Qeverisë së Kosovës. “Po i marrim vizat e po japim tokë”, duke iu referuar një rekomandimi të Komsiionit Evropian për ratifikimin e demarkacionin si kusht për liberalizimin e vizave.
Por, ai ka thënë se “asnjë milimetër tokë se japim.”
Të njëjtën gjë e ka thënë edhe për krijimin e ushtrisë, duke thënë se do të bëjë pazar me asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Është koha për ndryshim për një qeverisje tjetër”, ka thënë Limaj.