
Kosova do ta iniciojë një kod i cili nuk do të lejonte që njerëz me aktakuza të futen në lista zgjedhore të partive politike e rrjedhimisht as në institucione.
Kështu u ka thënë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, parlamentarëve evropianë të cilët po qëndrojnë në një vizitë në Kosovë,.
Ky delegacion, i kryesuar nga eurodeputeti kroat, Tonino Picula, ka zhvilluar një takim me Thaçin, pasi që janë takuar edhe me Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.
Në Kosovë sot qëndron edhe nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek.
Presidenti ka folur edhe për të ardhmen e Kosovës drejt Bashkimit Europian dhe për dialogun e brendshëm politik, njofton Klan Kosova.
Delegacioni i parlamentarëve evropianë do të takohet më vonë edhe me Kryetarin e Kuvendit të Kosvoës, Kadri Veselin dhe më pas do të zhvillojnë një takim pune të Komisionit Parlamentar BE-Kosovë për Stabilizim Asociim.