×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi siguron eurodeputetët se s’do të lejohen lista zgjedhore me të akuzuar

    Insajderi
    16 May 2016 - 13:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova do ta iniciojë një kod i cili nuk do të lejonte që njerëz me aktakuza të futen në lista zgjedhore të partive politike e rrjedhimisht as në institucione.

    Kështu u ka thënë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, parlamentarëve evropianë të cilët po qëndrojnë në një vizitë në Kosovë,.

    Ky delegacion, i kryesuar nga eurodeputeti kroat, Tonino Picula, ka zhvilluar një takim me Thaçin, pasi që janë takuar edhe me Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

    Në Kosovë sot qëndron edhe nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek.

    Presidenti ka folur edhe për të ardhmen e Kosovës drejt Bashkimit Europian dhe për dialogun e brendshëm politik, njofton Klan Kosova.

    Delegacioni i parlamentarëve evropianë do të takohet më vonë edhe me Kryetarin e Kuvendit të Kosvoës, Kadri Veselin dhe më pas do të zhvillojnë një takim pune të Komisionit Parlamentar  BE-Kosovë për Stabilizim Asociim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark