
Ngjyrat e flamurit të komunitetit lezbik, gej, biseksual dhe transgjinor LGBT janë ato që karakterizojnë sonte ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, si shënim i Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe Transfobisë.
Më herët gjatë ditës është mbajtur edhe një marsh me moton “Dashuria jonë është kushtetuese” në të cilën nuk ka marrë pjesë kreu i Qeverisë, Isa Mustafa.
Nga Skënderbeu te Zahir Pajaziti – Kundër homofobisë
Aty kanë marrë pjesë presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe ish-presidentja Atifete Jahjaga, bashkë me ambasadorë e përfaqësues të ambasadave dhe institucioneve të tjera vendore e ndërkombëtare.
Thaçi nuk e përfundon marshimin e LGBTI-së
Madje Mustafa nuk e ka thënë asnjë fjalë në lidhje me Ditën Kundër Homofobisë dhe Transfobisë e as për aktivitetin e sotëm./Insajderi.com