
Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, në ditën e dytë të qëndrimit në Neë York ka zhvilluar takime të ndara me përfaqësuesit e përhershëm të disa shteteve anëtare të OKB-së.
Atje, Hyseni ka ka takuar ambasadorin e Kanadasë, Marc-Andre Blanchard, ambasadoren e Singapurit, Karen Tan, si dhe përfaqësuesin e përhershëm të Koresë, Oh Joon.
Që të trija këto vende kanë ulëse në Komitetin Ekzekutiv të INTERPOL-it, ku së shpejti pritet shqyrtimi i kërkesës së Kosovës për anëtarësim, thuhet në njoftimin për media të kësaj ministrie.
“Biseda është përqendruar te kontraktualiteti dhe anëtarësimi i Kosovës në mekanizma, institucione dhe organizata ndërkombëtare të bashkëpunimit në fushën e rendit dhe ligjit, me theks të veçantë rreth anëtarësimit të vendit tonë në INTERPOL, përkatësisht bashkëpunimit policor” bëhet e ditur në një kumtesë për media të MPB-së.
Sic njoftohet përmes komuniaktë, ministri Hyseni ka kërkuar përkrahjen e këtyre vendeve në këto procese të rëndësishme për Kosovën.