×
  • Lajme
  • Lajme

    Së shpejti shqyrtohet kërkesa për anëtarësim në INTERPOL

    Insajderi
    18 May 2016 - 11:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, në ditën e dytë të qëndrimit në Neë York ka zhvilluar takime të ndara me përfaqësuesit e përhershëm të disa shteteve anëtare të OKB-së.

    Atje, Hyseni ka  ka takuar ambasadorin e Kanadasë, Marc-Andre Blanchard,  ambasadoren e Singapurit, Karen Tan, si dhe përfaqësuesin e përhershëm të Koresë, Oh Joon.

    Që të trija këto vende kanë ulëse në Komitetin Ekzekutiv të INTERPOL-it, ku së shpejti pritet shqyrtimi i kërkesës së Kosovës për anëtarësim, thuhet në njoftimin për media të kësaj ministrie.

    “Biseda është përqendruar te kontraktualiteti dhe anëtarësimi i Kosovës në mekanizma, institucione dhe organizata ndërkombëtare të bashkëpunimit në fushën e rendit dhe ligjit,  me theks të veçantë rreth anëtarësimit të vendit tonë në INTERPOL, përkatësisht bashkëpunimit policor” bëhet e ditur në një kumtesë për media të MPB-së.

    Sic njoftohet përmes komuniaktë, ministri Hyseni  ka kërkuar përkrahjen e këtyre vendeve në këto procese të rëndësishme për Kosovën.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    24 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark