
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Petrit Selimi ka thënë për Indeksonline se kërcënimi me bombë ishte alarm i rremë si dhe nuk kishte vend për shqetësim.
Në këtë konferencë që kishte organizuar Ministria Gjermane ishin të ftuar përfaqësuese të vendeve të ndryshme, poashtu edhe zyrtarë të MPJ-së dhe bizneseve të Kosovës.
“Ministria Gjermane ka ftuar një kombinim pjesëmarrësish nga vende të ndryshme. Nga MPJ e Kosovës isha unë dhe shefi i kabinetit Kastriot Orana, ndërsa aty të ftuar ishin edhe Odat Ekonomike, pastaj Oda Gjermano-kosovare, si dhe përfaqësues të industrive dhe organizatave zhvillimore ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë”, është shprehur Selimi për Indeksonline.
Ndërsa, për dyshimin se në sallën ku po mbahej konferenca e OSBE-së në Berlin kishte bombë, Selimi tha se kërcënimi nuk ishte serioz, ishte një alarm i rrejshëm. Ai nder tjerash tha se lajmi kryesor ishte se Serbia nuk ishte në organizim për shkak të prezencës së Kosovës.
“Kërcënimi për bombe nuk ishte serioz, më shumë një alarm i rrejshëm. Lajmi kryesor ishte se Serbia nuk ishte prezente për shkak neve”, është shprehur Selimi. /Insajderi.com