×
  • Lajme
  • Lajme

    Historia e gjykimit të Gjeneral Veselit – i pafajshëm për vrasjen e Komandant Drinit

    Insajderi
    07 December 2017 - 20:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku në deklaratat e saj për vrasjen e komandant Drinit tha se Kadri Veseli ka qenë i akuzuar për vrasjen e tij dhe se për këtë ka egzistuar edhe një aktakuzë.

    Millaku gjatë seancës së djeshme është shprehur se Kadri Veseli dhe presidentin Hashim Thaçi kanë dhënë urdhrin për vrasjen e komandant “Drinit”.

    Millaku: Prokuroria ka pasur aktakuzë ndaj Veselit për rastin Drini

    Ndërsa gjatë seancës së sotme deputetja Millaku ju drejtua kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli duke i thënë se ka pasur aktakuzë kundër tij në vitin 2003 dhe se ka një vendim të prokurorisë.

    Veseli mohoi këto akuza.

    Kadri Veseli flet mbi akuzat për vrasjen e komandant ‘Drinit’

    Por për vrasjen e Komandant “Drinit” ishte mbajtur një proces gjyqësor, me kryepersonazh një tjetër Vesel. Bëhet fjalë për Sali Veselin. Gjeneral Sali Veseli ishte arrestuar më 8 maj 2001.

    Një panel ndërkombëtar me në krye gjykatësin Derek Helmken në Gjykatën e Qarkut në Prizren, më 24 mars 2003 e dënoi me dhjetë vjet heqje lirie,vendim ky i cili një vit më vonë nga Gjykata Supreme e Kosovës, e udhëhequr nga gjykatës ndërkombëtar, ishte hedhur poshtë duke shpallur si të pafajshëm gjeneral Veselin.

    Millaku ka vazhduar akuzat e saj ndaj kryekuvendarit Veseli duke thënë se i “nevojitet ta thotë se aty nuk e ka emrin si Kadri Veseli, por si pseudonim Luli”.

    Ndërsa kryeparlamentari Kadri Veseli, ka reaguar ndaj deklaratave të Millakut duke thënë se nuk është në dijeni që ka pasur një vendim dhe nuk ka pasur asnjë ftesë nga prokuroria lidhur me rastin.

    Sali Veseli, ish-anëtar i SHP të UÇK-së dhe gjeneral i TMK-së, bashkë me të akuzuarin tjetër Abit Haziraj, ish-pjesëtar i UÇK-së ishin liruar nga akuza duke u shpallur të pafajshëm

    Komandant “Drini” kishte themeluar Shoqatën e Veteranëve të Luftës në Prizren, që ishte e para e në vend. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark