
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar dorë shtrirjen mes tij dhe presidentit Hashim Thaçi, duke e quajtur një akt normal që ka ndodhur në një situatë që nuk ka pasur kontekst politik.
Madje sipas tij, presidenti e ka keqpërdorur këtë takim në një sallë sportive.
“Jam kryetar i Komunës, kam shkuar ta shoh ndeshjen e ekipit të qytetit tem. Hashim Thaçi ose presidenti që po i thonë, e ka keqpërdorur pak mirësinë time duke e ditur se unë nuk jam një person i tillë që nuk i flas kur më zgjatë dikush dorën”, ka thënë Ahmeti, në Zonën e Debatit.
Kryetari i Komunës ka thënë se gjithashtu kupton shqetësimin dhe reagimin e disa anëtarëve të VV-së duke iu referuar Albulena Haxhiut./Insajderi.com