×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti: Thaçi e ka keqpërdorur mirësinë time

    Insajderi
    19 May 2016 - 22:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar dorë shtrirjen mes tij dhe presidentit Hashim Thaçi, duke e quajtur një akt normal që ka ndodhur në një situatë që nuk ka pasur kontekst politik.

    Madje sipas tij, presidenti e ka keqpërdorur këtë takim në një sallë sportive.

    “Jam kryetar i Komunës, kam shkuar ta shoh ndeshjen e ekipit të qytetit tem. Hashim Thaçi ose presidenti që po i thonë, e ka keqpërdorur pak mirësinë time duke e ditur se unë nuk jam një person i tillë që nuk i flas kur më zgjatë dikush dorën”, ka thënë Ahmeti, në Zonën e Debatit.

    Kryetari i Komunës ka thënë se gjithashtu kupton shqetësimin dhe reagimin e disa anëtarëve të VV-së  duke iu referuar Albulena Haxhiut./Insajderi.com

    Basketbolli i bënë bashkë Shpend Ahmetin dhe Hashim Thaçin

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark