
Zëvendëskryeministri serb në Qeverinë e Kosovës, Branomir Stojanoviq, ka thënë se koalicioni i partisë të cilën ai e përfaqëson Lista Serbe me dy partitë e mëdha, PDK dhe LDK, nuk është përmbushur.
Sipas tij, dy partitë shqiptare nuk janë kujdesur për shumë fusha dhe çështje të rëndësishme që janë marrë vesh kur kanë hyrë në koalicion, e që kanë të bëjnë me mbrojtjen e aseteve, reprezentimi i serbëve në sektorin publik, formimi i komunave të reja dhe shumë tema të tjera të cilat sipas Stojanoviq do të bisedohen në takimet e ardhshme të partnerëve të koalicionit.
“Pa e përmendur temën e vjetër me të cilën ne jemi mërzitur tashmë,, e që ka të bëjë me ndryshimet në kuadrin ligjor për RTK-në e deri tek ndryshimet në ligjet zgjedhore dhe përcaktimi i vendeve të garantuara në Kuvend, janë temat që duhet të diskutohen mes partnerëve të koalicionit”, ka thënë Stojanoviq./Insajderi.com